Vizita në Bruksel, Rama nxjerr foto nga takimi me komisionerin e BE

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun në rrjetet sociale disa foto nga vizita e tij sot në Bruksel, ku është pritur nga komisioneri i BE, Josep Borell dhe Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Që në hyrje të godinës, shihet se Rama është mikpritur nga Borell, ndërkohë që në sfond shihet edhe flamuri shqiptar, krah atij të Bashkimit Europian. Po ashtu ai shihet teksa mban maskën, në kuadër të masave anti-covid.


Kujtojmë se kryeministri Rama do të zhvillojë një takim edhe me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në fokus të takimit me Presidenten e KE do të jetë ecuria dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Rama shoqërohet në këtë vizitë nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka si edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe negociatori Zef Mazi.

<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fposts%2F10158589502061523&width=500&show_text=true&height=645&appId" width="500" height="645" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowfullscreen="true" allow="autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share"></iframe>



Skip to toolbar