Vizitë dy ditore në Tiranë, ambasadorja e SHBA në OKB takon sot Begajn dhe Ramën

AKTUALITET


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Linda Thomas-Greenfield ka mbërritur ditën e djeshme në Tiranë.

Thomas-Greenfield do të qëndrojë në Shqipëri për dy ditë, ku do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të vendit.


Thomas sot do të zhvillojë një bisedë më presidentin Bajram Begaj si dhe me kryeministrin Edi Rama.

Zyrtarja e lartë do të shprehë mirënjohjen për lidershipin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka treguar, si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi një gamë të gjerë çështjesh në mbarë botën.




Skip to toolbar