Vlerësimi i DASH për Dvoranin, Meta: SHPK, nxjerr fletë lavdërimi

Më të fundit


Presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur Ardian Dvoranin si kampion në luftën kundër korrupsionit.

Duke iu shmangur përgjigjes së drejtpërdrejtë, Kreu i Shtetit u ndal te reagimi i kryeministrit Edi Rama pas vendimit të DASH, duke thënë se nxori fletë lavdërimi për sukseset e tij.


“Meqë dje kryeministri nxori një fletë lavdërimi për sukseset e tij, që kjo mua nuk më habit, përpjekja e tij për t’u vetëlavdëruar dhe i Ramaformës, kjo është kapja e shtetit, kjo është SHPK. Në një ditë e patë çfarë ka ndodhur, më 26 ka ndodhur marrëveshja në Kamëz, në 27 e ka miratuar qeveria në Kuvend. Pse nuk është ky nxitim për të nxjerrë tre borëpastruese? Këto janë si fletët e lavdërimit që merrte Partia e Punës, ndërkohë që vdisnin për bukë njerëzit në Shqipëri, si ai çmimi i Meksikës, e mbani mend. Ja ku janë letrat e marrëveshjes. Pse ky nxitim për të bërë një ligj të veçantë për të shkelur Kushtetutën? Vijnë tërë natën punojnë, vijnë me urgjencë, mbledhin kuvendin me urgjencë. Sa mirë të ishte ky reagimi kaq i shpejtë, kur ra tërmeti”, tha Meta.




Skip to toolbar