Vlorë/ Aksidentohet një i mitur, drejtuesi i automjetit shoqërohet në polici

AKTUALITET


Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 19:10, në lagjen “Hajro Çakërri”, shtetasi E. M., 36 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar një shtetas të mitur 15 vjeç, (këmbësor) i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.


Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.




Skip to toolbar