Një person është vënë nën hetim ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim pas një konflikti me dy persona të tjerë, gjithashtu vëllezër.
Ngjarja ka ndodhur të martën në aksin “Llogara-Palasë” për motive të dobëta.
Sipas policisë, ata janë konfliktuar fizikisht me dy personat dhe më pas njëri prej vëllezërve, 33 vjeç, i ka dëmtuar ata me mjet prerës.
Dy vëllezërit ndodhen jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al