Vlorë, në 8 maj avioni i parë/ Balluku: Fluturim test, në verë nisin operimet në aeroportin e Vlorës

AKTUALITET


Punimet në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës po shkojnë drejt fundit .

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ndërsa inspektoi punimet tha se në 8 maj do të realizohet testi i parë i uljes së avionit në pistën prej 3.2 kilometrash ndërsa operimet pritet të nisin gjatë verës në përfundim të gjitha çertifikimeve të nevojshme ndërkombëtare.

Një tjetër element i rëndësishëm është edhe ngritja e akademisë së aviacionit civil e cila parashikohet të jetë gati në vitin 2026.

Vlerësimet janë që vetëm në vitin e parë të operimit në këtë aeroport të priten rreth 3 milion turistë ndërsa vlera totale e investimit është rreth 140 milion euro.



Skip to toolbar