Vlorë, vritet një person përballë Gjykatës së Apelit

AKTUALITET


Të shtëna me armë zjarri në Vlorë. Mësohet se nga të shtënat një person ka mbetur i vrarë. Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Tauland Gjikaj.

Sipas policisë, i riu ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës si pasojë e plagëve të marra. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.


NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 03.03.2021, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi T.Gj., 31 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.




Skip to toolbar