Vodhën me armë zjarri një banesë në Krujë, arrestohen 2 “skifterët” laçjanë

AKTUALITET


Dy persona, të cilët dyshohet se janë autorë të një vjedhjeje në një banesë në Brret të Krujës janë arrestuar nga policia.

Sipas njoftimit të bluve, dy autorët e arrestuar dyshohet se janë përgjegjës edhe për disa raste të vjedhjes me armë në vende të ndryshme.


Në kuadër të operacionit “Brreti”, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve:

-K. G., 38 vjeç dhe Xh. G., 22 vjeç, të dy banues në Laç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke kanosur me arme zjarri (pushkë gjysmë-automatike), kanë vjedhur në Brret, Krujë, në banesën e një 40-vjeçari.

Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit (pushkë gjysmë-automatike), municion luftarak dhe sendet e vjedhura në banesën e 40-vjeçarit.

Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijon puna për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se janë kryer nga këta 2 shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim.




Skip to toolbar