Von der Leyen: BE paketë ndihme me vlerë 500 mln euro në mbështetje të Ballkanit Perëndimor

AKTUALITET


Ursula Von Der Leyen: Bashkimi Europian ka miratuar një paketë ndihme energjie në vlerën e 500 milionë eurove të cilat do të përdoren për të mbështetur familjet dhe bizneset në Ballkanin Perëndimor me qëllim që rajoni të kapërcejë vështirësitë energjetike në këto kohë krize. Kemi miratuar gjithashtu paketën tjetër prej 5 milionë eurosh te cilat do të shkojnë direkt në infrastrukturë për energjinë e pastër, energjinë e të ardhmes. Këtu flasim për parqet fotovoltaike, interkonektoret e erës. Sot do përqendrohemi tek çështjet e biznesit, si dhe  progresin që kanë shënuar vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e anëtarësimit. Jam e gëzuar që Bosnje Hercegovina po përparon pë marrjen e statusit kandidat. Është bukur që Shqipëria dhe Maqedonia Veriut kanë hapur negociatat e anëtarësimit. Anëtarësimi varet vetëm nga përparimi që shënon vendi kandidat, jo nga vitet që zgjat procesi.





Skip to toolbar