Vota kundër emigrantëve, “bashkon” PD/ Pas Berishës, edhe Alibeaj s’voton për postën falas. Luli zvarritet pas Doktorit

Më të fundit


Kërcënimi i Sali Berishës se deputetët e Partisë Demokratike nuk do të votojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nëse shumica nuk miraton kërkesën e saj për votë të emigrantëve me dokumente të huaja, ka bashkuar virtualisht gjithë pjesët e shkëputura të Partisë Demokratike, rreth kryetarit të saj veteran.

Berisha prishi Paktin me Partinë Socialiste, e cila konfirmoi se gjithsesi amendamenti që fleta e votimit të paguhet e plotë nga shteti shqiptar, do të çohet përpara nga vetë selia rozë për votim në seancën e 13 shkurtit, në mënyrë.

‘Për të votuar më 11 maj pë rata që janë jashtë, mundësia është deri më 4 mars që të regjistrohen sepse, pastaj del lista dhe pastaj iu duhet çuar vota me postë. Posta e sjell e paguan shteti, mbush fletën me kë dëshiron të votosh dhe e nis mbrapsht” tha Rama.

Votës pro të socialistëve, do i bashkohet edhe Dashamir Shehi, ç’ka do ta çonte potencialisht në 82, numrin e votave pro për këtë amendament.

Deputeti Agron Shehaj nuk iu pergjigj pyetjes së ABC Neës, ndërsa Enkelejd Alibeaj me 3 deputetë, në pergjigjen e tij thotë se nuk do të votojë, nëse kërkesa e tij është kundër, që në Kod të futet dhe amendamenti për lista të hapura, nuk miratohet.

ABC Neës i bëri të njëjtën pyetje grupit prej deputetësh të mbetur me Lulzim Bashën. Por reagimi i Bashës ishte i denjë për të. Fillimisht, Lulzim Basha konfirmoi për ABC News, votën e tij dhe dy deputetëve që e ndjekin por pa kaluar një orë ndryshoi mendje. Në përgjigjen me shkrim zëdhënësja Karabina tha se Basha kishte dy kushte, listat e hapura, duke kopjuar ish-kolegun e tij Enkelejd Alibeaj, dhe votimin elektronik në të gjithë Shqipërisë. Kjo është, një kërkesë e pamundur, e njëjtë si votimi i emigrantëve me dokumenta të huaja, që erdhi një ditë më parë nga Sali Berisha.

Si përfundim pas interesimit të ABC News, të gjitha fraksionet e PD, u bashkuan me Sali Berishën, me kërkesa tëpamundura për t’u realizuar, në shkëmbim të një vote që do të zeronte kostot për votën e emigrantëve. Tani mbetet të shihet nëse gjatë punimeve të sëancës së 13 shkurtit, socialistet do kërkojne vota, apo thjesht do të ngrenë dorën për votën pro të tyre. Një vullnet politik i qartë, por jo i mjaftueshëm, sa kohë ndryshimi në Kod, kërkon 84 vota.

E ndërsa qëndrimi i Berishës nuk është surprizë, si gjithmonë perpjekjet e Lulzim Bashës për t’u rikthyer si faktor në skenën politike, përfundojnë në mënyrë gazmore./



Skip to toolbar