Kryekomisioneri shtetëror për zgjedhjet, Ilirjan Celibashi thotë se votimi elektronik mund të bëhet në vitin 2029 dhe e mbështet këtë proces.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Celibashi u shpreh se duhen parë kostot dhe të diskutohet me partitë politike.
“Sot kemi zgjedhje, në jo pak vende të BE, ku integriteti i zgjedhjeve nuk vihet kaq në diskutim sa këtu, por është i diskutueshëm. Mund të vazhdojmë ta kemi këtë problem. Jo domosdoshmërisht, por unë personalisht mendoj që votimi elektronik të zgjerohet. Tirana, Fieri, Durrësi, Elbasani, Korça, mund t’i nënshtrohen votimit elektronik. Ka goxha kosto, d duhet të ulemi tamam ta bëjmë këtë diskutim. Në shtator, ose tetor, për zgjedhjet e ardhshme.”, theksoi ai.