‘Votimi me mjet identifikimi të huaj, antikushtetuese’/ Gjikondi: Berisha do të bllokojë votën e Diasporës

Më të fundit


Juristja Brizida Gjikondi e ftuar në ‘Real Story’ foli lidhur me votën e emigrantëve dhe sugjerimin e Berishës dhe opozitës për votimin pa mjet identifikues.

Sipas Gjikondit, Berisha do të bllokojë votën e Diasporës dhe se kërkesa e Berishës është antikushtetuese.

“Unë si juriste e shoh që është antikushtetuese kërkesa e Berishës që të votojnë pa ID. Me këtë ja kanë mbyllur shtegun Berishës dhe po ta shohësh këtë që kërkon Berisha është e pabëshme. Është shkelje e sovranitetit. Një shtetas me kombësi shqiptare identifikohet vetëm me mjetin e identifikimit qoftë edhe i skaduar. Ai e bën vetëm që ta bllokojë. Një person që s’ka begenisur të marrë një mjet identifikimi, të identifikohet që është shqiptar vjen me një pasaportë të huaj është vetëm intrigë e Berishës që të mos votojë Diaspora.

Atij nuk i intereson, pasi ka bërë sondazhet e tij dhe është i qartë, nuhatjen për gjëra të këqijae ka të theksuar. Sa për Bashën dhe Alibeaj, Alibeaj ka qenë koherent. Basha i hedh Berishës shashka dhe sinjale që unë po bëj lojën tënde, Berishës nuk i interesoin dikush si Basha. Ramës i intereson vota e Diasporës, madje është investuar më shumë. Deri më 13 shkurt jam e bindur që do t’i bëjë 85 vota.”



Skip to toolbar