U miratuan këtë të martë ministrat e rinj të qeverisë, të propozuar nga kryeministri Edi Rama në Kongresin që zhvilloi Partia Socialiste më 28 korrik.
Megjithatë seanca e jashtëzakonshme në Kuvend për votimin e ndryshimeve në qeveri, u shoqërua që në nisje me përplasje dhe debate të ashpra.
Ka qenë Gazment Bardhi i cili ka hedhur akuza në drejtim të kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ndërsa ka përplasur edhe duart në Foltore duke shkaktuar zhurmë dhe kaos. Ndërsa nga ana e saj, Nikolla i bëri të ditur, se Bardhi është i përjashtuar nga seanca.
Ndërkohë në këtë seancë të jashtëzakonshme janë votuar tre ministrat e rinj, Parlamenti miraton Ervin Hoxhën, Pirro Vengu dhe Petrit Malaj.
Shkarkimi i Elisa Spiropalit nga ministre e Shtetit për Marrëdhënien me: 79 vota pro 2 abstenim 2 vota kundër
Shkarkimi Ervin Metes, ministër Financave me: 78 vota pro 2 abstenim 5 vota kundër
Shkarkimi i Niko Peleshit, ministër i Mbrojtjes me: 78 vota pro 2 abstenim 0 vota kundër
Shkarkimi i Taulant Ballës, ministër i Brendshëm me: 84 vota Pro 2 kundër Emërimet e reja
Petrit Malaj, ministër i Financave, Pro: 77 pro 2 abstenim 14 kundër
Pirro Vengu. ministri i Mbrojtjes 77 pro 2 abstenim 12 kundër
Ervin Hoxha, ministri i Brendshëm 76 pro 2 abstenim 11 kundër
Taulant Balla, ministër për Parlamentin 78 pro 9 kundër asnjë abstenim/abcnews.al