Vrasësi i policit, “ushtar” i Luan Baçit/ Mernica, pjesë e strukturës së PD për mbrojtjen e votës

AKTUALITET


Policia e Fierit, RENEA dhe FNSH që prej ditës së djeshme vijojnë kërkimet dhe krehjen e zonës, për lokalizimin dhe vënien në pranga të 23-vjeçarit që vrau efektivin e forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia.


Një operacion është duke u zhvilluar në fshatin Pojan, pranë fshatit Baltëz ku ndodhi vrasja, pasi dyshohet se Azgan Mernica fshihet aty.

Ai arriti t’ia mbathte menjëherë pas krimit të rëndë. Ndërkohë policia ka vënë 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion të vlefshëm për kapjen e vrasësit të Novruz Cenalisë.

Mernica ndërkohë, duket se ka edhe mbështetje politike, pasi ka qenë pjesë e stafit të Luan Baçit, deputetit të PD, për mbrojtjen e votës.

Ndaj dhe ky i fundit, nuk ka bërë asnjë reagim për vrasjen e punonjësit të policisë.

“Me te tille djem, ka vetem fitore!

Jemi gati, per mbrojtjen e votes!

Azgan Mernica

Shkelzen Selaci

Pajtim Gashi

Marjus Sheka

Brahim Gashi”, shkruan Baçi disa vite më parë, duke postuar foton e mëposhtme.

Vrasësi i policit në Fier, pjesë e stafit të Luan



Skip to toolbar