Vrasësi, reagon deputeti/ Luan Baçi: Në atë kohë ishte çun i mirë

AKTUALITET


Autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të policisë në Fier ditën e djeshme, Azgan Mërnica ka qenë ndër përkrahësit e deputetit të Partisë Demokratike, Luan Baçi në zgjedhjet e vitit 2021.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar deputeti Baçi, i cili thekson se e njeh autorin, ndërsa thotë se “{në kohën kur e kam njohur ka qenë çun i mirë”.


“E njoh Azgan Mërnicën. Në 2021 ka bërë foto me mua, nuk ka qenë kriminel, por familjar dhe i ndershëm. E dënoj veprimin e tij. Shpreh keqardhje. Më kot mundoheni të më impresiononi me foto të tilla. Disa patronazhistë dhe bravistë që kanë ardhur edhe ne tani, unë jam Luan Baçi dhe nuk tërhiqem as nga SPAK, BKH dhe asnjë presion tjetër. Qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë duhet të jenë çdo ditë këtu”, tha Luan Baçi.




Skip to toolbar