Vrasja e Arben Lleshit në Peqin, arrestohet shefi i Policisë së Burgut të Drenovës

AKTUALITET


Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar shefin e Policisë së burgut të Drenovës Mariglen Kadiu.

Burime nga Burgu i Drenovës tregojnë se arrestimi i tij ka të bëjë me ngjarjet e fundit ne burgun e Peqinit.


Kadiu ka marrë detyrën e Shefit të Policisë në burgun e Drenovës rreth 8 muaj më parë.

Kujtojmë që 28 vjeçari Sokol Mjacaj ekzekutoi me armë zjarri disa javë më parë të dënuarin Arben Lleshi dhe plagosi Indrit Shaqjan. Mes të ndaluarve për këtë ngjarje të rëndë, të cilët akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”, është edhe kreu i Burgut të Peqinit, Kamber Hoxha./abcnews.al




Skip to toolbar