Vrasja e biznesmenit Hoxha, Fredi Rrushi lihet në burg, i vëllai në arrest shtëpie

AKTUALITET


Apeli zbut masën e sigurisë për Pajtim Rrushin, njëri nga vëllezërit e dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha. Ai mbahej, nën masën e sigurisë arrest me burg, për shkak të dyshimeve se kishte tentuar të fshihte provat që implikonin vëllain e tij Fredi Rrushi në vrasjen e babait të dy fëmijëve.

Pajtim Rrushi do të qëndrojë nën masën e sigurisë arrest shtëpie. Ndërkohë mbetet e pandryshuar masa e sigurisë për Fredi Rrushin. Kujtojmë se trupi i pajetë i biznesmenit Rruzhdi Hoxha, u gjet në një zonë shkëmbore e të thepisur në Malin e Dajtit. Ai rezultonte prej dy javësh i zhdukur dhe ishte pronar i një biznesi inertesh në zonën e Kamzës.


Njoftimi i Gjykatës së Apelit:

Me datë 24.10.2021, në Tiranë, shtetasi me iniciale S.H ka raportuar se ka humbur kontaktet me babin e tij. Pas disa ditësh gjëndet i pajetë në zonën e Dajtit, trupi i biznesmenit me iniciale R.H. Të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë personat me iniciale F.Rr dhe P.Rr.
Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit për personi nën hetim F.Rr, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “ Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Fshehje ose asgjësimi i kufomës”, parashikuar nga neni 78, 278, 303 i Kodit Penal si dhe për personin nën hetim P.Rr, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e se vërtetës” dhe “Fshehje ose asgjësimi i kufomës”, parashikuar nga neni 301 dhe 303 i Kodit Penal .

Me vendimin nr. 1999 Akti, datë 10.11.2021 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:

-Për personin nën hetim F.Rr caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “ Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Fshehje ose asgjësimi i kufomës”.
-Për personin nën hetim P.Rr caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Veprime që pengojnë zbulimin e se vërtetës” dhe “Fshehje ose asgjësimi i kufomës”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personat nën hetim F.Rr dhe P.Rr..

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 1120 , date 07.12.2021 vendosi:

-Miratimin e Vendimit nr.1999 Akti, datë 10.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane lidhur me personin nen hetim F.Rr. Miratimin e Vendimit nr.1999 Akti, datë 10.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane lidhur me personin nen hetim P.Rr.
-Ndryshimin e vendimit Nr.1999 Akti, datë 10.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane duke caktuar si masë sigurimi ndaj personit nën hetim P.Rr atë të “Arrest në Shtëpi”, parashikuar nga neni 237 K.Pr.Penale.
-Urdhërohet qëndrimi i personit nën hetim P.Rr ambientet e banimit në adresën.
-Urdhërohet lirimi i menjëhereshëm i personit nën hetim P.Rr, nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale. Ngarkohet Organi i Prokurorisë për ekzekutimin e këtij vendimi.




Skip to toolbar