Vrasja e dyfishtë në Fier, arrestohen edhe dy djemtë e autorit për vrasje në bashkëpunim

AKTUALITET


Ka shkuar në katër numri i të arrestuarve në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj në fshatin Kurjan të Roskovecit. Në pranga kanë rënë dhe dy djemtë e autorit Altin Kuka, Ervis Kuka, 21 vjeç dhe Emaurisio Kuka, 18 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer vrasjen.

Gjithashtu është arrestuar edhe Tomor Zyka, 67 vjeç, për përkrahje të autorit të krimit. Nën hetim është vënë për shkak të moshës babai i 49 vjeçarit Altin Kuka për veprat “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 4 krehra, municion luftarak, 5 automjete dhe 1 motoçikletë.

Burime policore thanë për ABC News se në skenën e krimit janë gjetur vetëm gëzhoja automatiku. Babai ka shkuar me dy djemtë te dyqani i vëllezërve Kurtaj. Njëri nga dy djemtë e autorit ka pasur pistoletë me vete, e cila është sekuestruar.



Skip to toolbar