Vrasja e Elton Javorit në Fier/ Policia: Pati shkëmbim zjarri, autori në makinë me të vëllanë

AKTUALITET


Policia e Fierit ka dhënë detaje të tjera lidhur me vrasjen e Elton Javorit paraditen e së enjtes në lagjen “16 Prilli”. Sipas policisë, një automjetin tip Benz, në të cilin ndodhej autori i dyshuar Agim Gashi është qëlluar nga krahu i pasagjerit me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Fuoristradë”, në të cilën ndodhej Javori.

Ky i fundit është kundërpërgjigjur duke qëlluar disa herë në drejtim të automjetit tip “Benz”.


Nga hetimet rezultoi se autorët që udhëtonin me automjetin tip “Benz” janë shtetasit Agim Gashi, 35 vjeç dhe vëllai i tij 33 vjeçar, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, në afërsi të automjetin tip “Fuoristradë”, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me nr trupi të paidentifikuar e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.




Skip to toolbar