Vrasja e Eri Zefit, Prokuroria mbyll hetimet

AKTUALITET


Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 34-vjeçarit Eri Zefi, ngjarje e ndodhur me 2 tetor të vitit 2019-të në fshatin Zall-Xhuxhe të Njesisë Administrative të Fanit në Mirditë.

Në lidhje me këtë krim është dërguar i pandehur Mikel (Gjovalin) Alia dhe ndaj tij është ngritur akuza e “Vrasjes së krye në bashkëpunim”.


Ngjarja ndodhi gjatë natës së 1 tetorit të vitit 2019-të pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës në një kanal 50 metra larg Rrugës së Kombit.

Ekzekutimi i të riut dyshohet të jetë kryer për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës është i dënuar vrasjen e një familjari të të akuzuarit.

Mikel (Gjovalin) Alia akuzohet se nxori në pritë para atentatorëve Zefin, ndërkohë që ishin shokë fëmijërie. Viktima Eri Zefi u gjet i vdekur në Zalle Xhuxhë të Mirditës, ndërsa më parë ishte dhunuar. Më pas ai ishte zhvendosur disa metra larg nga Rruga e Kombit ku është qëlluar për vdekje me 6 plumba.




Skip to toolbar