Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Gjykata lë në burg autorin, xhaxhanë dhe rojen e sigurisë

AKTUALITET


Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, pasi iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg”.

E njëjta masë sigurie u dha për xhaxhanë e autorit, Gjon Shkambi dhe rojen e sigurisë në gjykatë, Banush Koxhaj.

Gjon Shkambi akuzohet se ka shtyrë nipin e tij për të kryer vrasje, ndërsa Banush Koxhaj akuzohet se nuk kreu kontroll.

Vendimi për një çështje pronash i kushtoi jetën gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja.

Në krye të detyrës, gjyqtari u ekzekutua me armë zjarri pasditen e 6 tetorit. Ai u qëllua me 3 plumba nga Elvis Shkambi, pasi dha vendimin lidhur me një çështje prone në Shkodër.



Skip to toolbar