Vrasja e gjyqtarit, nesër homazhe tek Pallati i Kongreseve! Apeli ul flamurin në gjysmë-shtizë

AKTUALITET


Pas vrasjes një ditë më parë të gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, Gjykata e Apelit në Tiranë, ditën e sotme më 7 tetor, ka valëvitur në gjysmë-shtizë flamurin kombëtar.

Siç bën me dije gazetarja e Klan News Glidona Daci, sot mbahen vetëm seanca për masat e sigurisë, që kanë afate dhe kalojnë afatet, pasi proceset gjyqësore janë pezulluar.

Sot, ceremonia mortore e gjyqtarit është private. Ndërsa, pritet që gjyqtari Astrit Kalaja të përcillet nesër për në banesën e fundit me ceremoni shtetërore te Pallati i Kongreseve.



Skip to toolbar