Vrasja e komisarit Artan Cuku/ Burg përjetë për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin

AKTUALITET


Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Bledar Jambelli dhe Kristaq Lecin për vrasjen e ish drejtorit të policisë se Vlorës Artan Cuku.

Vrasja e Artan Cukut  ndodhi në 2017 në rrugën e “Kosovarëve”, ndërsa Bledar Jambelli u arrestua në Greqi në vitin 2018, si organizator dhe financues i krimit.

Mikel Shallari, i cili u arrestua vetëm pak ditë pas krimit si personi  që kreu vrasjen, vendosi të bashkëpunojë me Prokurorinë, duke treguar marrëveshjen e bërë me Jambellin për vrasjen.

Shallari u dënua me vetëm 10 vite burgim, për shkak se ai kishte përfituar statusin e bashkëpunëtorit.



Skip to toolbar