Vrasja e Pëllumb Metës dhe groposja pranë banesës, Karamuço: Fëmijët kanë pasur si drejtuese nënën!

Më të fundit


Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço, në një intervistë ne emisionin “Real Story” në ABC News foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë me parë në Shënevlash në Durrës.

Gjatë kësaj interviste, eksperti Ervin Karamuço u shpreh se ngjarja është shumë e rëndë dhe merr përmasa të frikshme edhe ftohtësia e treguar më pas nga fëmijët për të groposur trupin e babait.


Gjithashtu ai shtoi se roli i nënës, bashkëshortes së viktimës, Blerina Meta, është shumë i komplikuar, duke shtuar se fëmijët për këtë ngjarje të rëndë kanë pasur si drejtuese nënën.

Pjesë nga biseda në studio:

Gazetari Ervin Leka: Dy fëmijët kanë paraqitur edhe disa letra shëndetësore duke shfaqur babanë e tyre me probleme të shëndetit mendor dhe këtu janë ngritur edhe dyshime ku policia ka vijuar më tej hetimet. Dhuna në familje është pranuar nga të gjithë anëtarët. Është edhe dëshmia e nënës dhe e vëllait të vogël që dhuna ka qenë e vazhdueshme dhe fizike dhe ajo psikologjike.

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço: Është një çështje shumë e rëndë. Dhe organizimi për të zhdukur gjurmët e ka bërë shumë të frikshme. Ftohtësia e këtyre njerëzve, pa pikën e empatisë, asnjë lloj pendese. Edhe vetë oficerët e policisë kriminale janë habitur, një gjë e akullt komplet. Roli i mamasë shumë i komplikuar. Për mua fëmijët kanë pasur si drejtuese nënën. Të gjithë këta i ka shkundur nëna e tyre, që tani është në ndjekje të lirë. Asaj shtëpie tashmë i është vënë celësi. Nesër pritet prova, gjurmët e gishtave. Faktorët plotësues në raste shumë të rralla mund të rezistojnë deri në dy javë, më shumë rezistojnë në veshje, edhe pse po kontrollohen të gjitha. Si duket i kanë bindur edhe me çështjen e dënimit, që merr dënimin më të lehtë.

Gazetari Ervin Leka: Të tre fëmijët do të rimerren në pyetje, pasi edhe sot kanë pasur kontradikta. Sipas policisë është Hysen Meta, qitësi ndaj babait të tij.




Skip to toolbar