Vrasja e Pjerin Xhuvanit, dëshmojnë sot në Gjykatë dy ish-zyrtarë të Policisë së Elbasanit

AKTUALITET


Në gjykatën e Elbasanit do të vijojë sot procesi ndaj Arbër Paplekaj I arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje kjo e ndodhur më 21 prill 2021.

Trupi gjykues do të vijojë sot më marrjen e dëshmive nga dëshmitarët, ku sot janë parashikuar të dëgjohen 9 prej tyre.


Në listën e dëshmitarëve janë edhe dy ish -zyrtarët e policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Mësohet se në seancë, e cila ka nisur prej orës 09:30, është gjithashtu i pranishëm i akuzuari Arber Paplekja i cili u dërgua nën masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Elbasanit.




Skip to toolbar