Prokuroria e Posaçme, ka dhënë pretencën për vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka si dhe për 4 të pandehur të tjerë të cilët dyshohet se në bashkëpunim kanë, porositur dhe organizuar vrasjen e ish Policit Santiago Malko, në vitin 2019, I cili njihej si krahu I djathtë I të zhdukurit Ervis Martinaj.
Konkretisht për Leonard Dukën Prokuoria e Posaçme kërkon 32 vite burg, për vëllanë e tij Erlisin 25 vite burg. 32 vite burg janë kërkuar për Fatmir Hysenin, 22 vite burg për Aleksandër Manxhakun, 23 vite burg për Oltian Logën dhe për Dritan Agajn.
Më herët, për vrasjen e Malkos, janë dënuar në një proces të ndarë edhe Blendi Teta dhe Ilir Selmani.
Leonard Duka, i akuzuar si një ndër autorët por edhe organizatorët e këtij krimi, u arrestua në shkurt 2024 në Belgjikë, ndërsa u ekstradua në Tiranë në gusht të po atij viti.
Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 me breshëri plumbash në Tiranë. Në atë kohë u dyshua se Santiago Malko, ka dhunuar babanë e vëllezërve Duka, pas përplasjeve që kishin me ish mikun e tyre Ervin Martinajn për lojrat e fatit.
Pretenca e SPAK:
32 vite burg për Leonard Dukën
25 vite burg për Erlis Dukën
32 vite burg për Fatmir Hyseni
22 vite burg për Aleksandër Manxhakun
23 vite burg për Oltian Loga
23 vite burg për Dritan Agaj
