Vrasja e Vajdin Lames/ Luftar Reçi dëshmon sot në GJKKO

AKTUALITET


Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet procesi për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.

Këtë të hënë do të dëshmojë Luftar Reci, që ka bashkëpunuar me prokurorinë për zbardhjen e vrasjeve të18-të viteve më parë.


Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura, me argumentin se cënohet siguria e dëshmitarit dhe në të njëjtën kohë mund të bëhen të dhëna publike që mund të cënojnë procesin.

Të pandehur për këto dy vrasje janë marrë, Viktor Ymeri, Emilajno Shullazi, Plaurent Dervishaj, Lulzim Berisha, Indrit Rusi, Indrit Taullai dhe Luftar Reci.




Skip to toolbar