Vrasja e Visart Cengut në Prizren, arrestohet një tjetër i dyshuar

AKTUALITET


Një tjetër person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur është arrestuar si i dyshuar për vrasjen në lokalin ‘Kobra’ në Prizren ku humbi jetën 31-vjeçari nga Kukësi Visart Cengu dhe mbeti i plagosur shoku i tij Rufgen Shehu.

Lajmi është bërë i ditur nga policia e Kosovës, teksa nuk jep detaje mbi rolin që ka pasur ai. 


“Rr. Tahir Sinani, Prizren 03.01.2023 – 04:00. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjykata e Prizrenit ka lënë në burg Dibran Hoxha, i cili është i dyshuari kryesor  dhe akuzohet për vrasjen e të riut e plagosjen e mikut të tij.

Një konflikt për një faturë 400 euro në një lokal nate mes pronarit në Prizren dhe 3 të rinjve nga Kukësi ka përfunduar në të shtëna me armë. Për pasojë ka mbetur i vdekur 31-vjeçari i identifikuar si Visart Cengu nga Kukësi. Ngjarja ndodhi në të gdhirë të 3 janarit në lokalin e ‘Kobrës’, i identifikuar si Dibran Hoxhaj për një faturë të papaguar.

Viktima bashkë me 2 shokët e tij, Arben Basha dhe Rufgen Shehu, 27 vjeç janë konfliktuar me grushte me Dibran Hoxhën, ku janë qëlluar me armë zjarri kur po largoheshin me automjet. I plagosur mbeti Rufgen Shehu. Të rinjtë nga Kukësi nuk ishin të armatosur. 




Skip to toolbar