Vrasja në burgun e Peqinit, zbardhet dinamika e ngjarjes, i dënuari qëlloi nga zona e ajrimit

AKTUALITET


Zbardhet dinamika e përleshjes me armë zjarri në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Referuar burimeve paraprake, ka qenë i burgosuri Sokol Mjaçaj i cili ka qenë në ajrim dhe me armë zjarri ka qëlluar në drejtim të Arben Lleshit që ndodhej në qeli.

Referuar të njëjtave burime, Mjaçaj ka shkuar në dritaren e qelisë së burgut dhe ka qëlluar 3 herë në drejtim të Arben Lleshit, plumb në qafë, 2  në gjoks, për pasojë ka ndërruar jetë në spital.


I dënuari Arben Lleshi ka qenë në dhomë, ngjitur me Indrit Shaqjan, edhe ky i fundit i dënuar me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë më herët, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka konfirmuar se nga të shtënat me armë nuk ka asnjë polic apo punonjës civil të plagosur. Kjo ngjarje lë pa përgjigje shumë pyetje, duke nisur që nga shkaqet, si e gjeti Mjaçaj armën apo edhe dukë vënë në pikëpyetje edhe sigurinë në burg.




Skip to toolbar