Vrasja në Librazhd, burri qëlloi gruan 15 herë me thikë, sapo u kthyen nga shëtitja

AKTUALITET


Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së premtes në Librazhd ku burri masakroi me thikë gruan e tij dhe më pas vrau veten.

Ngjarja makabre ka ndodhur në orën 22.45 të darkës. Çifti Daut dhe Lule Gjokola sapo ishin kthyer në shtëpi nga shëtitja.


Daut Gjokola ka goditur rreth 15 herë me thikë bashkëshorten 49-vjeçare, ndërsa mësohet se shkak është bërë xhelozia.

Pas vrasjes së gruas, 53-vjeçari është hedhur nga ballkoni i pallatit ku jetonte dhe ka ndërruar jetë në vend. Në momentin e vrasjes në banesë ka qenë djali 26-vjeçar i viktimave, ndërsa vajza  e tyre 24-vjeçare ndodhej në Tiranë.

Kanë qenë komshinjtë që kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, teksa djalin e kanë gjetur në gjendje shoku. 49-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.




Skip to toolbar