Vrasja në Shëngjin, Ardian Nikulaj lëvizte me makinë të blinduar! Ja dy pistat e hetimit

AKTUALITET


Biznesmeni Ardian Nikulaj  i cili u vra sot lëvizte me makinë të blinduar dhe u ruhej atentateve.

Nikulaj është ekzekutuar sot në lokalin e tij nga një person i maskuar. Dy pistat e hetimit për vrasjen e tij janë konfliktet në biznes dhe e shkuara e tij.


Viktima njihet si biznesmen i fuqishëm në zonën e Lezhës. Ai ka mbajtur postin e drejtorit të Aluiznit në Lezhë, si edhe ka kandiduar gjithashtu për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021 nën logon e PSD.




Skip to toolbar