Vrasja në Vlorë, Gjykatë lë në burg një prej autorëve

AKTUALITET


Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Hansi Andi Jonusin, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Taulant Gjikës (alias Manaj, Beqiraj).

Prokurori i çështjes Kledjan Llaho, i konsideruar si një ndër prokurorët e hekurt, ka kërkuar burg pa afat për 44-vjeçarin për akuzën e vrasjes me paramendim në bashkëpunim e cila është pranuar nga gjykatësi Albert Spiro.


I akuzuari ka vijuar të heshtë dhe të mos japë detaje për ngjarjen pasi dhe sot nuk ka folur në gjykatë. Dy personat e tjerë janë shpallur në kërkim ndërsa Hans Jonusi dyshohet se ka qënë në rolin e shoferit në automjetin tip “Ford”.




Skip to toolbar