Vrasje apo pakujdesi? Zjarri i mori jetën 17 vjeçarit shqiptar në Itali, çfarë dyshojnë autoritetet 

AKTUALITET


Autoritetet italiane kanë nisur hetimet mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e fundit të 2022-it në Pasian di Prato ku humbi jetën 17 vjeçari shqiptar.

I mituri nuk u mbijetoi dot plagëve të marra  nga zjarri që shkrumboi ambientin ku strehoheshin shumë adoleshentë. Sipas ANSA, kjo godinë ishte rinovuar plotësisht në vitin 2016 dhe hipotezat e policisë kanë të bëjnë kryesisht me vrasje. I mituri shqiptar, ende i paidentifikuar humbi jetën nga zjarri ndërsa u dogj rëndë edhe shoku i tij i dhomës, një shtetas ganez 16-vjeçar si dhe një kujdestare.


Ganezi do të jetë i pari që do të merret në pyetje pasi të jetë rikuperuar plotësisht.




Skip to toolbar