Analisti Arben Meçe thotë se vendimi i Gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës më 21 janar 2011, për të cilën deklaron se fajtor është shteti, përbën provën më të madhe në lidhje me këtë çështje.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se vendimi i Strasburgut tregon se ka ndodhur vrasje me paramendim dhe krim shtetëror.
Sipas tij, vendimi i Strasburgut është prova më e madhe për vrasjet e ndodhura më 21 janar.
“Shiheni me vëmendje tani se çfarë ndodh. Tre veta e kanë mbyllur procesin, tre të vrarë e kanë mbyllur, e kanë mbyllur Apelin. Ndërkohë, po prodhohet një proces tjetër që ka arritur të realizojë prova. Dhe jo vetëm prova, por ka arritur të marrë vendim, që i gjithë procesi, nuk është tashmë ai që është diskutuar, nga pakujdesia. Por është vrasje me paramendim, krim shtetëror. Çfarë ka provë më të madhe se kaq? E kupton ti që kjo është provë? Vendim gjykate, është provë”, theksoi ai.