Vrau ish-bashkëshorten e tij, Elton Metaj pranon krimin!

AKTUALITET


Gjykata e Fierit ka lënë në burg 31-vjeçarin Elton Metaj i cili vrau ish-bashkëshorten e tij, Sabrina Bengaj disa ditë më parë.

Ai është parë në gjendje të rënduar psikologjike dhe mes lotësh, është shprehur se e donte ish të shoqen dhe se armën e kishte blerë pasi ndihej i kërcënuar nga i vjehrri.


Metaj ka pretenduar se armën e ka marrë për vetëmbrojtje pasi ish-vjehrri e ka kërcënuar se do e vriste.

“Më ka kërcënuar ish-vjehrri. Armën e bleva për vetëmbrojtje, sepse më ka kërcënuar se do të më vriste. Ish-bashkëshorten e doja ende”, mësohet të ketë thënë Metaj.




Skip to toolbar