Vrau kunatin pas rrëfimit të vajzës, 50-vjeçari shqiptar del sot para gjykatës në Greqi

AKTUALITET


Fatmir Tarellari, 50-vjeçari shqiptar që vrau kunatin e tij në Greqi pas dyshimeve se i kishte përdhunuar vazën do të dalë sot para gjyatës, ku edhe pritet që të kërkojë falje për krimin e kryer.

Sipas avokatit të tij Alexis Kouya, klienti i tij nuk kishte dashur ta vriste viktimën, por ka shkuar tek ai për t’i rrëfyer ngjarjen dhe t’i tregonte të vërtetën.


“Nuk kishte ndërmend të qëllonte askënd. E thirra atje për ta bërë të rrëfejë se ka përdhunuar vajzën time. Ai ishte sa trefishi im dhe nuk kishte frikë nga unë. Dhe nga frika që mund të më çarmatoste, e qëllova instinktivisht, pa menduar asgjë”, mësohet të këtë thënë 50-vjeçari, raportojnë mediat greke.

Në një prononcim për MEGA-n, bashkë-avokati i të akuzuarit, Michalis Vassilikos, i cili së bashku me Alexis Kougia kanë marrë përsipër mbrojtjen e 50-vjeçarit, deklaroi se autori i dyshuar nuk e pranon akuzën se ka ekzekutuar kunatin e tij me gjakftohtësi.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në Volos. Tarellari vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani, pasi e bija i rrëfeu përdhunimet dhe kërcënimet që viktima i bënte.50-vjeçari ka 3 vajza nga martesa e parë dhe një djalë nga martesa e dytë, ndërsa Pelivani ishte vëllai i gruas aktuale.




Skip to toolbar