Vrau me grusht biznesmenin në Vlorë, Apeli ul dënimin për Rei Metën

AKTUALITET


Gjykata e Apelit të përgjithshëm ka vendosur uljen e dënimit për Rei Metën, të riun që goditi disa herë me grusht Armando Meshahun duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Meta ishte dënuar nga Gjykata e Vlorës me 2 vite e 3 muaj burg për vrasje nga pakujdesia. Por Apeli ka vendosur uljen e dënimit në 18 muaj burgim. Gjykata e Apelit pranoi ankimimin e Metës për ulje dënimi.


Ngjarja u regjistrua në gusht të vitit 2023 pranë një kancelarie në afërsi të gjykatës së Vlorës. Ata kishin pasur një debat për një shumë parash që Meshahu i kishte premtuar./abcnews.al




Skip to toolbar