Vrau me thikë djalin e xhaxhait, ekstradohet nga Londra kuksiani

AKTUALITET


Është ekstraduar nga Londra 35-vjeçari nga Kukësi, Granit Shehu i cili është dënuar me 16 vite burg për vrasjen e djalit të xhaxhait. Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në vitin 2015.

Pas një konflikti për motive të dobëta Granit Shehu sulmoi dhe vrau me thikë shtetasin Milazim Shehu në Kamëz dhe më pas ia doli të arratisej dhe të shkonte në Angli.

Policia shqiptare e shpalli menjëherë në kërkim ndërkombëtar dhe falë bashkëpunimit me Interpolin më 20 shkurt është bërë i mundur arrestimi i tij në Britani.

Mediat britanike bëjnë me dije se Policia ka qenë prej kohësh në kërkim të Granit Shehut dhe dyshohet se shqiptari ka pasur lidhje të forta në ishull me Londër, Eastbourne, Leeds apo dhe në West Midlands. Gjithsesi Policia kishte pasur gjatë kërkimeve dhe ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe gjetjen e shqiptarit.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester/Britani e Madhe, u bë i mundur arrestimi i tij në Britani të Madhe, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Granit Shehu është dënuar me 16 vite burg për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”.



Skip to toolbar