Vrau vajzën për çështje nderi dhe e groposi në Malin me Gropa, Apeli lë në fuqi dënimin me 50 vite burg për babain dhe të birin

AKTUALITET


Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi dënimin me 50 vite burg për babë e bir Faik dhe Shkëlzen Buci, të cilët akuzohen për vrasjen e Eglantina Buci, e cila ishte vajza e Faikut dhe motra e Shkëlzenit.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2012 kur Eglantina në atë kohë 23 vjeçe u mor në makinë nga i vëllai Shkëlzeni, siç thotë Prokuroria, me kërkesë të babait Faik Buci dhe u ekzekutua me armë zjarri në Malin me Gropa, ku edhe iu fsheh trupi.


Ngjarja u zbardh pas 8 vitesh pas rrëfimit të një dëshmitari, i cili u bë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në vitin 2012 në Malin me Gropa dhe u zbardh vetëm pas rrëfimit të një dëshmitari, i cili u bë bashkëpunëtor i drejtësisë në vitin 2020.

Hetimi tregoi se Eglantina në atë kohë 23 vjeçe u mor në makinë nga i vëllai Shkëlzeni, siç thotë Prokuroria, me kërkesë të babait Faik Buci dhe u ekzekutua me armë zjarri në Malin me Gropa, ku edhe iu fsheh trupi.

Prokuroria doli në konkluzionin se shkak për vrasjen ishte bërë mospranimi nga e reja të për t’u fejuar me djalin e zgjedhur nga i ati dhe largimi nga banesa.




Skip to toolbar