Vritet me armë zjarri 23-vjecari në Bulqizë

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Bulqizë. Mësohet se është vrarë me armë zjarri në shpatull një 23-vjecar me inicialet E. B (Sh).

Mësohet se i riu nga Fushë-Bulqiza është dërguar fillimisht me urgjencë drejt spitalit Rajonal të Peshkopisë, por për shkak të gjendjes së rëndë është nisur drejt Tiranës, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.


Ndërkohë, i dyshuari është shoqëruar në polici dhe po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.




Skip to toolbar