Vuajti dënimin për vrasje, lirohet nga burgu ish-deputeti në Kosovë

KOSOVA


Këtë të premte pasdite është liruar nga burgu i Smrekonicës në Kosovë, ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci.

Ai ishte shpallur fajtor pasi në gusht të vitit 2014, në Skenderaj, sepse pas një konflikti të menjëhersgëm vrau shtetasin Ruzhdi Shaqirin.


Geci u dënua me 3 vite burgim për vrasje të rëndë, kurse me 10 muaj burgim për armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, familja e tij ka bërë thirrje më herët: “Ftojmë të gjithë miqtë tanë që dëshirojnë ta presin Gani Gecin të na bashkohen në orën 15:40 para burgut të Smrekonicës, në Vushtrri”./abcnews.al




Skip to toolbar