Vuçiç uron Putin për fitoren në zgjedhje: Fola edhe për situatën e serbëve në Kosovë

BOTA


Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka uruar homologun e tij rus, Vladimir Putin për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Ai ka shkruar një letër urimi për Putin, të cilën ia ka dorëzuar ambasadorit rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko.

“Shfrytëzova bisedën me ambasadorin Bocan-Kharchenko për t’i dorëzuar atij një letër për Presidentin e Federatës Ruse, Putin, në të cilën, përveç urimit për fitoren zgjedhore, i shpjegova edhe peshën e situatës me të cilën po përballet populli serb në Kosovë dhe e kam falënderuar Rusinë për mbështetjen e saj për integritetin territorial të Serbisë”, ka shkruar Vuçiç.


Putin fitoi 87 për qind të votave, por Perëndimi i konsideroi zgjedhjet as të lira dhe as të drejta./abcnews.al




Skip to toolbar