“Xhaçka”, juristi Daci: Venecia dha një nga vendimet më të paqarta. Vendimet e gjykatës nuk diskutohen, por zbatohen

Më të fundit


Juristi Jordan Daci thotë se Komisioni i Venecias dha vendim të paqartë për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Daci u shpreh se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk diskutohen, por zbatohen.

“Absolutisht që i ka dhënë të drejtë vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ne duhet të bëhemi shtet serioz. Mendimin në fjalë, është nga vendimet më të paqarta që kemi marrë nga Venecia. Komisioni nuk mund të bëjë retorikë politike, duhet të japë zgjidhje sa më të qartë. Opinioni thotë që nuk mund të votojë, por ligjvënësi, ushtron edhe funksione të tjera. Në këtë rast, ai voton thjesht për t’ia dërguar çështjen. Nuk është kompetencë e Kuvendit për të vendosur për çështjen. Ne jemi një vend që kontrollon dhe balancon pushtetet. Kuvendi është i detyruar t’ia paraqesë çështjen Gjykatës Kushtetuese. Nuk është votim për merita, është procedural, është në kuadër të kontrollit të pajtueshmërisë së mandatit. Në një shtet të së drejtës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk diskutohet, por zbatohet”, theksoi ai./abcnews.al



Skip to toolbar