Xhaçka pret amb.Soreca: Angazhojmë të gjitha burimet për negociatat

Më të fundit


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashte, Olta Xhaçka ka takuar ambasadorin e BE Luigi Soreca.

Xhaçka thekson se me Sorecën pati një takim shumë të mirë dhe shkëmbim konstruktiv mbi pikëpamjet për procesin e integrimit europian dhe fillimin e projektit për asistencën teknike për integrimin.


Ajo zotohet se do të angazhojë të gjitha burimet dhe energjitë për hapjen e negociatave me BE.

STATUSI NGA OLTA XHAÇKA
Zhvillova sot një takim shumë të mire pune me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca. Shkëmbim konstruktiv i pikëpamjeve mbi procesin e integrimit dhe fillimin e projektit për asistencën teknike per integrimin (SEI).
Mirënjohje për ndihmën e dhënë nga Bashkimi Europian për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe institucionet e tjera shqiptare, si dhe për kontributin personal të ambasadorit Soreca. Integrimi do të jetë gjithmonë objektivi ynë më i rëndësishëm strategjik. Do të angazhojmë të gjitha burimet dhe energjitë tona, për t’u përgatitur për hapjen e negociatave Shqipëri – BE.

#EU🇪🇺 integration ëill alëays be our most important strategic objective. Pulling our resources and energies together to prepare for the opening of negotiations🇪🇺🇦🇱.

— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) January 8, 2021




Skip to toolbar