Yuri Kim apel magjistratëve të rinj: Ju sfidoj të jeni të guximshëm

Më të fundit


Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim në aktivitetin e zhvilluar në 25-vjetorin e krijimit të Shkollës së Magjistraturës, kërkoi nga magjistratët e rinj të tregojnë guxim përballë sfidës së vështirë që i pret.

Kryediplomatja tha se reforma në drejtësi po jep rezultatet e saj, por shtoi vendi se po përballet me sfida të ndryshme.


“Ju sfidoj të jeni të guximshëm në bërjen e ndryshimeve. Ndërsa Shqipëria ndërmerr reformat në sektorin e drejtësisë, këto duhet të kenë sukses për të mirën e të gjithë shqiptarëve dhe të ardhmen e Shqipërisë. Puna e Shkollës së Magjistraturës kërkon shumë përpjekje.

Shpresoj që edhe ju të shiheni çdo mëngjes në pasqyrë dhe t’i thoni vetes: Unë do të jem pjesë e arsyes që populli im të ketë shpresë dhe do të jem pjesë e një Shqipërie më të mirë se tani. Kurrë mos u dorëzoni, SHBA do të mbështesë Shqipërinë”, tha Kim.

Zyrtarja amerikane u shpreh se reforma në drejtësi nuk është e lehtë apo e shpejtë, por ka nisur të japë rezultate. Ajo tha se kemi nevojë të modernizohemi e të ndryshojmë pasi sfidat me të cilat po përballemi janë shumë ndryshe nga e kaluara.

Paqja e vërtetë është prania e drejtësia. Sot shënojmë një gur kilometrik të revolucionit demokratik në Shqipëri. Për këto 24 vite SHBA ka qëndruar pranë shqiptarëve dhe punës së shkollës së magjistraturës. Reforma në drejtësi nuk është e lehtë e shpejtë apo e përsosur por po jep rezultate”, tha ambasadorja.




Skip to toolbar