Yuri Kim në përfundim të mandatit, zbulohet emri i pasuesit të saj në Tiranë

AKTUALITET


Në fund të mandatit të ambasadores Yuri Kim, Departamenti Amerikan i Shteti ka nisur procedurat e zëvendësimit. Duke iu referuar burimeve diplomatike, raportohet se njeriu që do të zëvendësojë ambasadoren Kim mund të jetë David Kostelanick. Kostelanick është një njohës i mire të çështjeve ruse.

Aktualisht ai është drejtor i Zyrës për Qendrore dhe Jugore për Evropën në Departamentin Amerikan të Shtetit.


Ardhja e ambasadorit të ri konfirmohet nga një mesazh i publikuar në rrjetet sociale nga Ministria e Jashtme, e cila thekson se “për të shmangur çdo spekullim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente.

Fillimisht, është Departamenti Amerikan i Shtetit ai që ia dërgon emrin Ministrisë së Punët e Jashtme për miratim, dhe sapo të bihet dakord për emrin e propozuar, është emëruar për postin e ambasadorit nga Presidenti i SHBA. Më pas kandidatura e propozuar duhet të paraqitet në senat ku zhvillohet seanca dhe më pas është senati që e miraton.




Skip to toolbar