Yuri Kim takim me Artur Metanin: ILD institucioni kyç i drejtësisë

Më të fundit


Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një takim ditën e sotme me kreun e Inspektoriatit të Lartë të Drejtëisë, Artur Metani.

Ambasada në njoftimin e saj zyrtar në rrjete sociale ka theksuar rolin e rëndësishëm të ILD-së në mbikqyrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve.


Ndër të tjera amabasada ka shprehur mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-vë ndaj insitucioneve të drejtësisë në Shqipëri.

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, i cili drejton një nga institucionet kyçe të reformës në drejtësi.

Roli i ILD-së në mbikëqyrjen e disiplinës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të këshillave është thelbësisht kritik për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

SHBA do të vazhdojë të ndihmojë në forcimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, siç është ILD, ndërsa ato forcohen për të çuar më tej përpara integrimin e Shqipërisë në BE”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.




Skip to toolbar