Zaloshnja: Numri i banorëve sipas Ramës, opozitës, INSTAT e CIA-s

CORONAVIRUS


Nga Eduard Zaloshnja

Duke u tallur me opozitën, Edi Rama shkruante në një “cicërimë” në Tweeter se, para pandemisë,  opozita e akuzonte qeverinë se e ka zbrazur Shqipërinë nga njerzit, ndërsa tani opozitës i dalin 2 milionë punonjës e të papunë, që po t’u shtosh fëmijët, pleqtë e shtëpiaket, bëjnë mbi 3 milionë banorë.


Në fakt, sipas statistikave të botuara nga CIA amerikane në faqen e vet publike me të dhëna për çdo vend të botës The World Factbook rezulton se Shqipëria ka aktualisht 3.07 milionë banorë.  Ndërsa sipas të dhënave publike të INSTAT-it tonë ka 2.85 milionë banorë ( Popullsia e Shqipërisë )

Pra, sipas statisticienëve të CIA-s, në Shqipëri ka rreth 220 mijë banorë më shumë seç raporton INSTAT-i. Po përse ekziston kjo diferencë mes llogaritjeve të statisticienëve shqiptarë dhe atyre të CIA-s?

Të dyja palët përdorin Censusin e vitit 2011 si piknisje për llogaritë e tyre, duke shtuar çdo vit numrin e lindjeve dhe duke zbritur numrin e vdekjeve, si dhe duke llogaritur emigracionin vjetor neto (largimet afatgjata minus kthimet afatgjata në Shqipëri). Por statisticienët e CIA-s (duke përdorur edhe burime të tjera) kanë konkluduar se Censusi i 2011 nuk i ka numëruar saktë banorët e Shqipërisë, ngaqë atëherë u bënë thirrje për bojkotim të censusit si nga lëvizje politike, ashtu edhe nga fraksione fetare.

Duke vlerësuar me përafërsi se sa banorë mund të mos jenë përfshirë në Censusin 2011, llogaritjet e statisticienëve të CIA-s kanë vazhduar si më sipër nga viti në vit, duke u nisur nga numri i korigjuar i 2011-ës, e duke mbërritur deri më sot.

Me pak fjalë, numri i banorëve që përdorte rëndom opozita para pandemisë (2.5 milionë banorë) është shumë larg numrit real. Ndërsa ai që po përdor tani (po të mbledhësh punonjësit, të papunët, fëmijët, pleqtë e shtëpiaket) është shumë më afër numrit të CIA-s (3.07 milionë banorë).

Por statisticienët e CIA-s nuk kanë problem me shifrat e INSTAT-in vetëm për popullsinë – ata kanë rezerva edhe për përqindjen e papunësisë.  Ata vërtet raportojnë shifrat zyrtare të INSTAT-it për papunësinë, por me një shënim të rëndësishëm poshtë tyre. Shënimi thotë se papunësia reale mund të jetë më e madhe se ajo zyrtare, ngaqë shteti konsideron si të punësuar edhe shumë bujq që punojnë copëza toke, thjesht në kufijtë e mbijetesës




Skip to toolbar