Zbardhet skema: Si i zhvasnin policët e Rrugores turistët e huajt, gjoba deri në 500 mijë lekë

AKTUALITET


Zbulohen detaje të reja në lidhje me skemën e vjedhjeve që 22 efektivët e njësinë për sigurinë e Autostradave kishin krijuar me qëllim zhvatjen e parave nga shtetas të huaj që kryenin shkelje të qarkullimit rrugor.

AMP mori indicie nga një shqiptar i Kosovës për gjobën që e kishte paguar, të cilën policët e shkruanin në procesverbal dhe kishin marrë paratë, duke mos i dorëzuar te financa.

Gjobat varionin nga 200 deri në 500 mijë lekë të vjetra, të gjithë për shtetas të huaj, por pjesa më e madhe nga Kosova. Një prej efektivëve kryesor i përfshirë në skemë ishte Gramoz Dafku, i cili në atë kohë ishte shef i seksionit të qarkullimit për Rrugën e Kombit.

Vjedhja e gjobave dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2023 dhe hetimet kanë zgjatur për rreth 9 muaj. AMP ka mundur të sekuestrojë procesverbale të gjobave dhe materiale të tjera në shërbim të dokumentimit të veprës penale.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka lëshuar 22 masa sigurie për policët që kanë shpërdoruar postin e tyre të punës.

Veprat penale të cilat dyshohet se ata kanë kryer janë “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre”.

Konkretisht, u ekzekutuan vendimet për masat e sigurimit personal:

Nën/komisar Krenar Molla – Arrest me burg

Inspektor Gasper Gjeta – Arrest me burg

Armand Shehu – Arrest me burg

Inspekor Ndoc Pjetri – Arrest me burg

Inspektor Armir Hallaçi – Arrest me burg

Inspektor Marjan Baloj – Arrest në shtëpi

Inspektor Kastriot Gjini – Arrest në shtëpi

Inspektor Gilbert Kapxhiu – Arrest në shtëpi

Inspektor Arsim Braha – Arrest në shtëpi

Komisar Gramoz Dafku – Detyrim paraqitje

Nën/Komisar Shuaip Gjuta – Detyrim paraqitje

Nën/Komisar Artan Pëllumbi – Detyrim paraqitje

Nën/Komisar Agron Nika – Detyrim paraqitje

Inspektor Zenel Axhami – Detyrim paraqitje

Inspektor Flori Xhelo – Detyrim paraqitje

Inspektor Ismail Petku – Detyrim paraqitje

Inspektor Gjovalin Tushaj – Detyrim paraqitje

Inspektor Gjelosh Laska – Detyrim paraqitje

Inspektor Flavio Ademi – Detyrim paraqitje

Inspektor Bardhok Çupi – Detyrim paraqitje

Inspektor Alfred Tushaj – Detyrim paraqitje



Skip to toolbar