Zbardhet SMS-ja kërcënuese ndaj drejtorit të burgjeve: E ke tepruar, do të…

AKTUALITET


Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri, Agim Ismaili, është kërcënuar me jetë, teksa kryen detyrën e tij.

Një mesazh ka mbëritur në telefonin e Ismailit, duke i vënë në dukje atij se: “…e ke tepruar shumë. Kudo që të jesh, ne sërisht do të vemë bombëm. Mbaje mend këtë që po të themi…”.


Sipas gazetarit Elton Qyno, ky kërcënim me jëtë me anën e telefonit është bërë pak ditë më parë dhe se tashmë prokuroria e Tiranës dhe policia e Shtetit, kanë nisur veprimet hetimore.

Dyshimet e para janë se Agim Ismaili, mund të jetë kërcënuar nga anëtarë të një grupi kriminal që vepron në Tiranë dhe jo vetëm. Këto dyshime vijnë për shkak se disa prej anëtarëve të këtij grupi kriminal ndodhen në burg dhe kohët e fundit janë futur në rregjimin e posaçëm të izolimit “41 Bis” i cili është një sistem i aplikuar për herë të parë në Shqipëri dhe synon të shkëpusë lidhjet e të burgosurve me krimin e organizuar.

Nën drejtimin e Ismailit, sistemi penitenciar ka pësur një reformim të thellë ku përpos investimeve apo nismave të ndërmarra, përforcimi i masave i ka dhënë burgjeve seriozitetin që nuk e kanë pasur në të shkuarën.

Çështja po ndiqet nga një prokuror në Tiranë, ndërsa është bërë identifikimi i numrit të telefonit.

Ky nuk është rasti i parë që në adresë të Ismailajt ka pasur mesazhe shantazuese të cilat janë kanalizuar në organet ligjzbatuese.




Skip to toolbar